Ka javë që flitet se situata nuk është aspak e mirë në klubin me renome Kastriotin e Ferizajt në hendboll (meshkujt). Pritej se disi se do të tejkalohej kjo gjendje e rëndë por nuk ka asgjë nga kjo punë deri me tash.
Reagimi publik i Rron Ramadanit është treguesi më i mirë se Kastrtioti është në kaos apo në bllokadë totale!
Kur kapiteni reagon hapur situata është shumë e rëndë!
Një Kastriot i futur në krizë të rëndë, a do të ketë rrugëdalje brenda javës që po vjen apo do të jetë në bllokadë, më e keqja mos t'i vazdojnë garat!
Kjo është situatë e rëndë kur kihet parasysh se kapiteni Ramadani njihet me qetësinë e tij por reagimi i tij është nga zori për faktin se gjendja është katastrofale brenda kolektivit.
Fituesi i Kupës së Kosovës është në gjendje të mjerueshme.
“Qytetar ferizajas, përderisa s'ka mbetur edhe një javë para fillimit të stinorit pranveror, klubi ynë i qytetit gjendet në një krizë funksionale dhe pa adresë.
Kryesia e deritanishme përpos obligimeve të papërfunduara nga sezoni i kaluar tashmë ka javë që nuk ka gjet rrugën dhe komunikimin e duhur me lojtarë drejt fillimit të rregullt të stërvitjeve dhe sezonit të ri.”, ka reaguar mes të tjera Ramadani.