Kosova U17 në grup me Finlandën, Letoninë e Bullgarinë

Hendboll

Kosova U17 në grup me Finlandën, Letoninë e Bullgarinë

Më: 28 janar 2025 Në ora: 16:04
Pamje nga një ndeshje

Të martën paradite në Vjenë është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri 17 vjet që gjatë muajit gusht mbahet në Prishtinë.

Në Evropianin B në Prishtinë paraqiten tetë ekipe kombëtare.

Kosova U17 do të jetë në Grupin A së bashku me Finlandën, Letoninë dhe Bullgarinë.

Ndërkohë në Grupin B do të garojnë Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.

Ndeshjet në “W17 EHF Championship 2025” do të zhvillohen prej 4 deri më 10 gusht në kryeqendrën tonë.

Vajzat tona e kërkojnë suksesin në këtë kampionat kontinental.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat