Kombëtarja e Francës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në hendboll, pasi mposhti me spektakël të vërtetë, Egjiptin.
“Gjelat” fituan në sekondat e fundit me shifrat 34-33.
Ishte lojtari egjiptian, Yahia Omarit që shënoi gol për t’i barazuar shifrat në minutën e fundit dhe ishin vetëm pak sekonda para fundit të ndeshjes.
Kur lojtarët e Egjiptit po festonin, një kundërsulm i shpejt ndodhi nga Franca dhe lojtari Luka Karabatic shënoi nga gjysma e fushës për t’ia dhënë fitoren e “çmendur” shtetit të tij.
Në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Franca do të luajë ndaj Kroacisë.
Kujtojmë që sonte zhvillohen edhe dy çerekfinalet e fundit, Danimarka-Brazili dhe Portugalia-Gjermania.