Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës vazhdojnë të shkëlqejnë në skuadrat e tyre.
Të martën mbrëma beku Arlinda Hajdari zhvilloi ndeshje të madhe për skuadrën e elitës daneze Bjerringbro, që fitoi 32:31 ndaj skuadrës Aalborg.
Hajdari i kishte katër gola e katër asistime dhe u shpall më e mira e ndeshjes.
Kampionati danez është prej më cilësorëve në botë dhe paraqitja e lojtareve tona në këtë kampionat është sukses i madh.
Në elitën daneze luan edhe motra e Arlindës, Marigona. Ajo po ashtu kishte ndeshje të mirë për Silkeborgun të martën mbrëma.