Isuf Beqiri sot ka ndërruar jetë në moshën 72-të vjeçare!
Kush ishte Isuf Beqiri?
Ai ishte vëllai i Hyzri Varoshit, që dha kontrbut të madh kombëtar në vitet e 90-ta ku shtëpinë e lëshoi në shkollë dhe për shumë aktivitete tjera në rezistencë ndaj regjimit serb.
Isuf Beqiri, pesë dekada ishte simpatizuesi më besnik i klubit me renome, klubi më të madh të hendbollit në Kosovë, dikur si Borci e tani Kastrioti i Ferizajt.
Baca Cuf, sic njihej, shijoj gjeneratën më të artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta të Borcit Ferizajt, kur garonte në Ligën e Parë ish jugosllave po ashtu ishte edhe në finale në vitin 1979.
Verim Zherka, kryetrajner i Kastriotit të Ferizajt, e kishte mik të pandashëm Isuf Beqirin, shpreh disa fjalë emocinuee për ikjen e tij në amshim.
“Prehu në paqe ‘Ekspert’ do na mungosh shumë.
Sot hendbolli (KH Kastrioti) ferizajas humbi simpatizuesin dhe adhuruesin e tij më të flaktë”, ka shkruar Zherka në profilin e tij në facebook.