Eugen Saraçini i drejtohet komunitetit të hendbollit të Kosovës

Hendboll

Eugen Saraçini i drejtohet komunitetit të hendbollit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 14:26
Eugen Saraçini

Eugen Saraçini, ballëlart i drejtohet komunitetit të hendbollit të Kosovës.

Pas 12 viteve largohet nga pozita e kryetarit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Largohet ballëlart dhe numëron edhe disa të arritura.

“Me përfundimin e suksesshëm të Kuvendit të punës dhe atë zgjedhor të FHK, përfundoi edhe angazhimi im në cilësinë e Kryetarit.
12 vitet e kaluara ishin të ngërthyera me pune intensive dhe arritje për hendbollin e Kosovës!

Në mesin e shumë punëve të kryera, pa dyshim që anëtarësimi i FHK në EHF dhe IHF ishin fitoret më të rëndësishme të hendbollit në rrugën e anëtarësimit të plotë në familjet europiane dhe botërore.

Ekipet e FHK që punuan mbi 2 dekada për këtë qëllim, arritën sukses dhe i dhanë edhe një vulë të rëndësishme zhvillimit ndërkombëtar të sporteve të Kosovës.

Kosova u bë qendër e rëndësishme për garat europiane dhe botërore. Zbarkuan dhjetra ekipe nga të gjitha kontinentet.

Me vajzat e djemtë tanë u përfaqësuam në dy Kampionate Botërore. Besoj se do të ketë edhe më shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.

Kryetari i ri i FHK-së është Edi Kolgeci. 

“Zgjedhja e Edi Kolgecit, kryetar i FHK, Xhavit Morinës nënkryetar si dhe anëtarëve të Bordit, do të jetë edhe një rrugëtim për arritjen e sukseseve dhe zhvillimit të hendbollit.

Suksese dhe Urime për FHK”, ka shkruar Saraçini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat