Seminar shumë i suksesshëm për gjyqtarë e vëzhgues

Hendboll

Seminar shumë i suksesshëm për gjyqtarë e vëzhgues

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 17:18
Foto e përbashkët

Të shtunën në Prishtinë është zhvilluar seminari për gjyqtarët dhe vëzhguesit e hendbollit kosovar.

Ishte ky seminari qendror në prag të stinorit pranveror, i organizuar nga Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Seminari u mbajt në Hotel International Prishtina, ndërsa ligjërues ishte eksperti i njohur i Federatës Evropiane të Hendbollit, kroati Boris Milosheviq.

Janë trajtuar tema të ndryshme, për: detyrat dhe përgjegjësit e vëzhguesit në ndeshje dhe punën e vëzhguesve me gjyqtarët e rinj; menaxhimin e ndeshjes dhe ndëshkimet progresive; përparësinë në lojë dhe lojën pasive; shtatëmetërshin dhe faulet në sulm; hapat në hendboll; kartonin e kuq dhe kartonin e kaltë.

Me diskutimet e tyre konstruktive dhe me pyetjet e parashtruara, gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë kanë kontribuuar që seminari të jetë shumë i suksesshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat