Të shtunën është bërë hapi i radhës drejt implementimit të projektit “Hendbolli në shkolla”.
Në Komoran të Drenasit është mbajtur seminari për trajnerë të grupmoshave të reja dhe për arsimtarë të Edukatës Fizike që do të punojnë me fëmijët në kuadër të këtij projekti.
Seminarin e ka organizuar Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor.
Ligjërues ishin David Mattes dhe Katja Gotz, që janë nga Zvicra dhe të përfshirë në minihendboll.
Është ligjëruar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve në hendboll dhe punën që duhet të bëhet me ta.
Ardhja e ligjëruesve nga Zvicra u bë e mundur falë marrëveshjes së bashkëpunimit që tashmë e kemi firmosur me Federatën e Hendbollit të Zvicrës.
Seminari vazhdon edhe të dielën (nesër).
E falënderojmë Federatën e Hendbollit të Zvicrës e po ashtu federatën kosovare të sportit shkollor për bashkëpunimin.