Ndërron jetë ish - henbollisti i Kosovës

Hendboll

Ndërron jetë ish - henbollisti i Kosovës

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 13:08
Sefedin Kadrijaj

Ka ndërruar jetë ish-hendbollisti i dalluar deçanas, Sefedin Kadrijaj.

I ndjeri ka luajtur për skuadrën e vendlindjes, duke dhënë kontribut të çmuar.

Një kohë luajti për Besën e Pejës, ndërsa në vitin 2005 u kthye te Liridoni nga Deçani, ku edhe përfundojë karrierën.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Kadrijaj, në emër të të gjithë komunitetit kosovar të hendbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat