Kombëtarja e Danimarkës është kampion i ri i botës.
Danimarka vazhdoi të rreshtojë medaljet e arta pasi skuadra skandinave fitoi në finalen e sotme në Baerum (Norvegjisël) ndaj Kroacisë me rezultat 32:26.
Danimarka e siguruan titullin e katërt rresht të botë
Njjë dominim të pabesueshëm të kësaj kombëtare në Kampionatin Botëror të hendbollit.
Kroatët dhanë gjithçka në këtë duel final, por nuk patën forcë për të shkaktuar senzacion ndaj kombëtares më të mirë në botë.
Danimarka, falë portierit Nielsen, kontrolloi rezultatin që në fillim.
Danimarka shkoi në pushim me rezultat 16:12.
Ishte lajmërimi i fillimit mbresëlënës të pjesës së dytë në të cilën Danimarka ishte superiore në fushë dhe e çoi shpejt epërsinë në 10 gola.
Kroatët meritojnë lëvdata për karakterin që treguan, nuk u dorëzuan dhe arritën të ngushtojnë ndjeshëm rezultatin, 32:26.
Gidsel tregoi klasin e tij të hendbollit me dhjetë gola në këtë finale, Jacobsen shënoi pesë për Danimarkën, ndërsa më efektivët te Kroacia ishin Martinoviq me gjashtë dhe Shoshtariq me pesë gola.
Franca është fituese e medaljes së pestë të bronztë në Kampionate Botërore, ndërsa e ka siguruar edhe medaljen e 13-të në total në ngjarjen globale në hendboll.
Franca të dielën në ndeshjen për vend të tretë fitoi përballë Portugalisë, 35:34.