Barazim mes Llapit e Prishtinës

Hendboll

Barazim mes Llapit e Prishtinës

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 20:34
Pamje nga ndeshja

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës, e zhvilluar të dielën në Podujevë. Ndeshja e xhiros së 15-të, përkatësisht e xhiros të parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll, përfundoi 34:34.

Ndeshja nisi më mirë për prishtinasit. Prishtina kishte epërsi prej disa golash, ndërsa vendasit barazuan në 10:10 në minutën e 17-të. Në minutën e 19-të u regjistrua epërsia e parë e llapjanëve, 12:11, e më pas edhe 13:11.

Pjesa e parë përfundoi 19:17 për Llapin.

Epërsi prej dy e tri golash, Llapi kishte deri në minutën e 54-t, kur rezultati u barazua në 31:31. Sërish vendasit u shkëputën në 33:31 me golat e Enis Rexhepit e Fatlum Hasanit.

Altin Cacaj e Albi Gjuka shënuan për 33:33.

Në minutën e 58-të, Artir Berisha i vendasve shënoi për 34:33, ndërsa në minutën e 59-të, Oltion Beshiri shënoi për 34:34.

Blerton Hasani i kishte tetë gola për Llapin, Fatlum Hasani shtatë e Artir Berisha pesë, sa edhe Etnik Bajoku.

Oltion Beshiri i shënoi 10 gola për Prishtinën. Gjashtë i shtoi Albi Gjuka, ndërsa nga katër i realizuan Mërgim Ademi, Altin Cacaj e Ylli Visoka.

Për Prishtinën ishte pika e 17-të. Mban vendin e katërt në tabelën e Superligës. Llapi është i pesti me nëntë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat