Çifti i gjyqtarëve të FHK-së, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, ka pasur tjetër angazhim evropian në fundjavë.
Të shtunën dyshja Vitaku drejtoi ndeshje në Poloni, në kuadër të Ligës Evropiane për hendbolliste. Ndeshja ishte e fazës grupore, ndërsa vuri përballë skuadrën polake Zaglebie Lubin dhe atë gjermane Blomberg-Lippe.
Fitore me rezultat 29:27 shënoi skuadra polake Lubin.
Ishte kjo kryendeshje e Grupit C. Blomberg-Lippe mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë, sa i ka tani edhe Zaglebie Lubin në vendin e dytë.
Delegime të gjyqtarëve dhe delegatëve kosovarë në ndeshjet evropiane do të ketë edhe në javët e ardhshme.