Jahja – Xhema drejtuan tjetër ndeshje në Champions

Hendboll

Jahja – Xhema drejtuan tjetër ndeshje në Champions

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 12:07
Besfort Jahja - djathtas e e Sherif Xhema - majtas

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, kanë drejtuar tjetër ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.

Të shtunën në Podgoricë, çifti Jahja – Xhema drejtoi takimin e xhiros së 12-të të Grupit B mes Buduqnostit dhe skuadrës daneze Odense.

Fitore me rezultat 33:24 shënoi Odense.

Odense është në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Buduqnosti i fundit (8) me tri pikë.

Gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së tashmë rregullisht janë pjesë e kupave evropiane, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, që është gara elitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat