Hendbollistja franceze Jemima Kabeya është ndarë nga jeta papritur sot në moshën 21-vjeçare.
Klubi i saj, Plan-de-Cuques, nuk e bëri të ditur shkakun e vdekjes.
Kabeya ka qenë portiere dhe ishte anëtare e kombëtares franceze në kategoritë e të rejave.
"Ajo ishte një portiere shumë e talentuar dhe një shoqe shembullore, por Jemima ishte mbi të gjitha një e re rrezatuese, e buzëqeshur me një dashamirësi të jashtëzakonshme.
Buzëqeshja dhe përkushtimi i saj do të lënë kujtime të pashlyeshme në zemrat tona dhe në historinë e Klubit të Hendbollit Plan-de-Cuques", thuhet në një deklaratë të klubit francez.