Kosova para sfidave të mëdha me ukrainasit

Hendboll

Kosova para sfidave të mëdha me ukrainasit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 11:37
Kombëtarja e Kosovës

Kanë mbetur edhe një muaj deri te ndeshjet thuajse vendimtare të Kombëtares së Kosovës në hendboll për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Më 13 mars në Prishtinë, nga ora 20:15, është ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës. Menjëherë më 16 mars është ndeshja Ukrainë – Kosovë.

Për shkak të pushtimit rus, Ukraina ndeshjet si nikoqire i luan në vende të tjera. Ndeshjen me Kosovën ka vendosur ta organizojë në Klaipeda të Lituanisë.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Ukrainës janë në Grupin 6 të kualifikimeve të Evropianit për hendbollistë. Tashmë janë luajtur dy xhiro.

Më 6 nëntor, Kombëtarja jonë luajti në Torshavn dhe pësoi humbje 32:21 nga Ishujt Faroe. Ukraina një ditë më pas humbi 40:39 nga Holanda. Menjëherë më 10 nëntor, Kombëtarja jonë i përmirësojë dukshëm përshtypjet, duke barazuar 33:33 me Holandën në Prishtinë. Holanda është favorite e madhe e grupit. Ndërkohë Ukraina fitoi 35:32 ndaj Ishujve Faroe.

Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe prej vendit të tretë. Kualifikohen gjysma e tetë kombëtareve që përfundojnë në vendin e tretë, por që nuk llogariten rezultatet e ndeshjeve me kombëtaren e vendit të katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat