Sot ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare zyrtarja e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Valbona Mehmeti.
Që nga pasluta Mehmeti ka qenë zyrtare e palodhshme e FHK-së.
Ajo dha kontribut të madh në hendbollin tonë.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, shpreh ngushëllime për Valbona Mehmetin.
“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zyrtares së FHK-së, Valbona Mehmeti
E nderuara familje, Mehmeti: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Valbona Mehmetit, një kontribuese e jashtëzakonshme e hendbollit dhe pjesë e rëndësishme e administratës së Federatës së Hendbollit të Kosovës për më shumë se dy dekada.
Që nga viti 2000, Valbona dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e hendbollit në Kosovë, duke e shquar veten me profesionalizëm dhe përkushtim. Me komunikimin e saj shembullor, ajo krijoi bashkëpunim të frytshëm edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Në emrin tim personal, lëvizjes olimpike në Kosovë dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, Federatës së Hendbollit të Kosovës, miqve të saj dhe gjithë komunitetit të hendbollit”, shpreh ngushëllime Krasniqi.