Ndeshje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 17-të

Hendboll

Ndeshje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 17-të

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 14:14
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti hapet xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00 në Banjë të Pejës.

Për shkak se palestrat kryesore në vend janë të zëna për shkak të numërimit të votave, kjo ndeshje dhe dy ndeshje të tjera nuk luhen në arenat e zakonshme.

Në ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Besa është e dyta me 24 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vendin e tretë. Skuadra ferizajase e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Me peshë të madhe për renditjen në tabelë janë edhe tri ndeshjet e së dielës.

Nga ora 16:00 në Prishtinë është takimi Rahoveci – Prishtina. Kjo ndeshje zhvillohet në Pallatin e Rinisë, ndonëse “vreshtarët” janë vendas.

Rahoveci udhëheqë në tabelë me 32 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me 17 pikë.

Ndeshjet Llapi – Trepça dhe Vjosa – Vushtrria kanë rëndësi në garën për mbetje në Superligë. Ndeshja Llapi – Trepça zhvillohet në Samadrexhë nga ora 17:00. Një orë më vonë nisë takimi Vjosa – Vushtrria, në Shtime.

Llapi është i pesti në tabelë me 9 pikë. Nga tetë pikë në pozitat gjashtë e shtatë i kanë Vushtrria e Vjosa. Vjosa ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trepça ka fituar dy ndeshjet e kaluara dhe tani i ka katër pikë në vendin e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat