Beqiri në dy ndeshje të Kupës Evropiane

Hendboll

Beqiri në dy ndeshje të Kupës Evropiane

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:18
Eshref Beqiri në mes

Federata e Hendbollit e Kosovës edhe në fundjavë e kishte përfaqësuesin e saj në kupat evropiane.

Delegati me thirrje të EHF-së, Eshref Beqiri, u kujdes për mbarëvajtjen e dy ndeshjeve mes AEK-ut të Athinës dhe skuadrës sllovene, Krka. Ndeshjet i takuan një të tetës së finales së Kupës Evropiane për hendbollistë.

Të dy ndeshjet u zhvilluan në Greqi.

Ndeshjen e parë e fitoi AEK-u me rezultat 38:28. Në ndeshjen e dytë skuadra athinase fitoi 31:25 dhe kështu avancoi në raundin tjetër.

Delegatët dhe gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së kanë prezantim të rregullt në garat kontinentale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat