Hendbollistet e reja i zhvilluan edhe dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar

Hendboll

Hendbollistet e reja i zhvilluan edhe dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 21:15
Kombëtarja U17 e Kosovës

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të martën dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Paradite vajzat tona pësuan humbje nga Sllovakia me rezultat 29:8, duke shfaqur fare pak.

Dukshëm më mirë u paraqitën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Tunizisë, por sërish jo mjaftueshëm për fitore. Pësuan 28:18.

Sidomos ndaj Tunizisë, vajzat tona dhanë shenja se mund të prezantohen më mirë në vazhdim të kampionatit, ndonëse i presin tjera ndeshje shumë të forta.

Përvoja në Kampionatin Mesdhetar pritet t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat