Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën paradite ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.
Hendbollistet tona të reja janë angazhuar, por sërish paraqitja nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Italia fitoi me rezultat 20:15. Kosova e fitoi periudhën e tretë dhe i takon pikë për këtë.
Sërish kishte lëshime në lojën e Kombëtares sonë, ndërsa vajzat po e kuptojnë se për sukses në nivel serioz ndërkombëtar u duhet shumë më tepër punë e përkushtim në stërvitje.
Ka pasur edhe elemente të mira në lojën e Kosovës U17, por vetëm në momente.