Shkupi merr ngjyrë të kaltër, Çairi festoi ndaj Vardarit

Hendboll

Shkupi merr ngjyrë të kaltër, Çairi festoi ndaj Vardarit

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:39
Çairi

Hendbollisti i Çairit kanë shënuar fitore të madhe si mysafire kundër Vardarit me rezultta 35:33 (17:15), në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës play-off në Ligën e femrave në hendboll.

Çairi hyri në ritëm që në fillim dhe shpejt kaloi një epërsi të fortë 7:3 dhe më pas e kishte kontrollin e rezultatit deri në fund të pjesës së parë.

Hendbollistët e Çairit edhe në pjesën e dytë bënë lojë të mirë, duke ruajtur avantazhin deri në fund të takimit.

Në fanellën e Çairit sërish shkëlqeu Stefanija Gjorgjievska me dhjetë gola të shënuar, e ndjekur nga Teodora Gulicoska me tetë dhe Teodora Dukoska me shtatë konvertime.

Te Vardari Leona Milenkovska shënoi 11 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat