Bujar Qerimi cakton në staf Drushkoviqin dhe Culajn

Hendboll

Bujar Qerimi cakton në staf Drushkoviqin dhe Culajn

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:46
Pamje nga mbledhja

Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të ri të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Mbledhjen e udhëhoqi presidenti Edin Kolgeci, ndërsa gjatë saj kishte diskutime konstruktive për çështje të ndryshme.

Është diskutuar dhe është vendosur për komisionet e FHK-së, ndërsa u diskutua edhe për stinorin pranveror dhe aktivitetet e ekipeve kombëtare.

Bordi është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për fazën ndërkontinentale të IHF Trophy, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Prishtinë, si dhe për ndeshjet e ekipeve kombëtare me Ukrainën (hendbollistët) e Suedinë (hendbollistet).

Është miratuar rregullorja e punës së Bordit, ndërsa u themelua Këshilli Organizativ për IHF Trophy. Pjesë e këtij këshilli, pos anëtarëve të Bordit, do të jenë edhe përfaqësues të institucioneve të përfshira në organizim.

U vendos që Kombëtaren U18, që synon kualifikimin në Botëror, ta udhëheqë Fatmir Muhaxheri.

Me propozim të selektorit Bujar Qerimi, pjesë e stafit të Kombëtares A deri në fund të ciklit aktual kualifikues do të jenë Tonçi Drushkoviq dhe Leonard Cula.

Në mbledhje u diskutua edhe për çështje tjera me rëndësi për hendbollin tonë.

Me propozim të kryetarit të Shoqatës së Trajnerëve, Faruk Shala, u diskutua rreth riorganizimit të garave të kategorive të reja, përkatësisht për përshtatjen e sistemeve të lojës me kërkesat e kohës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat