Një shqiptare ftohet nga kampionet e Evropës

Hendboll

Një shqiptare ftohet nga kampionet e Evropës

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 13:50
Tina Abdulla

Hendbollistja shqiptare, Tina Abdulla, është ftuar në kombëtaren e Norvegjisë, kampione e Evropës.

Një shqiptare në petkun e Norvegjisë.

Selektori i kombëtares së Norvegjisë, Ole Gustav Gjekstad, ka shpallur listën e hendbollisteve.

Vashat do të mblidhen nga data 3-10 mars. 

Kombëtarja do të përballet me Danimarkën, Poloninë dhe Holandën.

“Skuadra përmban shumë lojtare që nuk kanë shumë përvojë në kombëtaren e seniorëve, por që kanë performuar mirë me ekipet e tyre të klubit këtë sezon.

Disa nga lojtaret që kanë luajtur dy kampionate në vitin 2024 janë lënë pushim për këtë grumbullim”, - thotë Ole Gustav Gjekstad.

“Liga e Artë do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të parë disa lojtare të reja. Mezi po pres takimin e parë dhe të njoh më mirë lojtaret dhe ekipin”,  - tha ai.

Lista

16 Katrine Lunde, Odense HC
42 Dina Frisendal, Fana
44 June Cecilie Krogh, Storhamar Elite
02 Julie Hulleberg, Larvik HK
03 Guro Nestaker, HB Ludwigsburg
05 Anniken Obaidli, Storhamar Elite
08 Live Rushfeldt Deila, Team Esbjerg
21 Ingvild Bakkerud, Ikast Håndbold
30 Maja Furu Sæteren, Larvik HK
31 Kjerstin Boge Solås, Storhamar Elite
33 Thale Rushfeldt Deila, Odense HC
11 Tina Abdulla, Storhamar Elite
17 Tuva Ulsaker Høve, Byåsen Elite
18 Sara Berg, Larvik HK
29 Kristin Venn, Storhamar Elite
19 Kaja Horst Haugseng, Sola HK
27 Mathilde Arnstad, Byåsen Elite
46 Ane Cecilie Høgseth, Ikast Håndbold

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat