Para derbit të madh me Gjorçe Petrovin, WHC Çair thirrje publikut

Hendboll

Para derbit të madh me Gjorçe Petrovin, WHC Çair thirrje publikut

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 18:27
Çairi

WHC Çair do të përballet si vendës me Gjorce Petrovin, ish-Kometalin, në ndeshjen derbi që do të luhet në “Enver Idrizi” ditën e diel duke nisur nga ora 18:00.

Klub inga Çairi ka dal me një postim para kësaj sfide të madhe dhe emocionuese:

"Pavarësisht sukseve të shumta, klubi i Çairit për tre vite me radhë nuk po gjen mënyrë dhe mundësi për ta mposhtur kampionin aktual ekipin e Gjorche Petrovin ish Kometalin e famshëm e cila në përbërjen e saj ka plotë 8 lojtare ndërkombëtare ( 2 hendbolliste nga Kroacia, 2 nga Brazili, 2 nga Guinea, 1 hendbolliste nga Bosnja dhe një nga Mali i Zi.)

Ndeshja ndërmjet WHC Çair dhe Gjorche Petrov është padyshim një sfidë e madhe dhe emocionuese.Tek skuadra e Çairit ka vendosmëri për angazhim maksimal në fushën e lojës.

Thirrja e fundit të dashur qytetarë.

SHIHEMI TË DIELËN NË ÇAIR! Salla duhet të jetë e stërmbushur të dielën në ora 18:00.

Kërkojmë mbështetjen e publikut, pasi që këto sfida duhet kaluar të gjithë së bashku.

Të dy ekipet do të luftojnë për të siguruar një fitore në këtë fazë të rëndësishme të Play-off-it.

Kjo ndeshje ka shumë peshë, dhe mbështetja e publikut mund të bëjë një ndryshim të madh", njofton klubi shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat