Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Hendboll

Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 18:32
Pamje nga një ndeshje

Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Që në xhiron e parë të pranverës, përkatësisht në xhiron e dhjetë kampionale, ka ndeshje interesante.

Tereza e Vushtrria takohen nga ora 18:00 në Obiliq, në ndeshjen që pritet të ofrojë rivalitet dhe hendboll të mirë.

Të dy skuadrat janë poshtë në tabelë, por kanë synime për pozicionim dukshëm më të mirë.

Vushtrria është e shtata me katër pikë nga tetë ndeshje. Tereza është e teta me një pikë.

Të dielën është edhe ndeshja mes Prishtinës e Shqiponjës, që zhvillohet në Gjakovë nga ora 16:00.

Shqiponja llogaritet favorite. Është e pesta me 10 pikë, ndërsa Prishtina ka një pikë në vendin e nëntë.

Dy ndeshje, duke përfshirë derbin e stinorit pranveror, zhvillohen të mërkurën.

Nga ora 19:00 takohen Istogu e Ferizaj, ndërsa ndeshja Kastrioti – Besa luhet nga ora 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat