Rivalitet pritet në ndeshjen Llapi – Vushtrria

Hendboll

Rivalitet pritet në ndeshjen Llapi – Vushtrria

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 18:33
Pamje nga një ndeshje

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të.

Të shtunën në program janë dy ndeshje, të dielën një e të hënën po ashtu një ndeshje.

Rivalitet pritet në ndeshjen Llapi – Vushtrria, që zhvillohet në Vushtrri të shtunën nga ora 20:00.

Dy skuadrat i kërkojnë pikët për stabilizim në mesin e tabelës.

Llapi aktualisht është i gjashti me nëntë pikë, ndërsa Vushtrria renditet e pesta me 12 pikë.

Nga ora 16:00 të shtunën në Banjë është takimi Besa Famgas – Vjosa. Besa është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja.

Të dielën prej orës 18:00 në Mitrovicë është takimi Rahoveci – Trepça. “Vreshtarët” udhëtojnë për dy pikë të reja, përkatësisht për të

vazhduar bilancin maksimal. “Xehetarët” do të japin maksimumin për të bërë befasi.

Xhiroja mbyllet të hënën me një tjetër ndeshje interesante.

Nga ora 19:00 në kryeqytet takohen Prishtina dhe Kastrioti. Prishtina është e katërta me 17 pikë, ndërsa Kastrioti renditet i treti me 24 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat