Fitore e rëndësishme e Vushtrrisë

Hendboll

Fitore e rëndësishme e Vushtrrisë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:07
Festojnë fitoren

Vushtrria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën mbrëma Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 41:34.

Vushtrriasit ishin vazhdimisht në epërsi dhe në fund fituan dy pikë të vlefshme.

Aloja Erkan Abazxhiku ishte më efikasi me 11 gola. Dhjetë i shtoi Egzon Ademi, shtatë Amir Fazliu e gjashtë Oltion Shabani.

Blerton Hasani i shënoi shtatë gola për llapjanët. Nga gjashtë i kishin Etnik Bajoku e Rifat Visoka, ndërsa pesë Durim Talla.

Me këtë fitore Vushtrria është stabilizuar në mesin e tabelës dhe ka bërë shkëputje të madhe me skuadrat e pjesës së poshtme. I ka 14 pikë në vendin e pestë. Llapi është i gjashti me nëntë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat