Kastrioti merr pikë të plota

Hendboll

Kastrioti merr pikë të plota

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:19
Pamje nga ndeshja

Kastrioti ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet.

Ndeshja e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll përfundoi me rezultat 42:31 për ferizajasit.

Kastrioti nisi shkëputjen pas minutës së 20-të, derisa në pjesën e dytë mbajti epërsi bindëse.

Me 15 gola të shënuar më efikasi te Kastrioti ishte Deniz Terziqi.

10 i shënoi Lulzim Shabani, kurse gjashtë gola i kishte Yassine Henahen.

Oltion Beshiri e Enis Kuleta i realizuan nga tetë gola te Prishtina. Pesë i kishte Albi Gjuka e katër Ylli Visoka.

Kastrioti është i treti me 26 pikë nga 18 ndeshje.

Prishtina mbetet e katërta me 17 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat