Në kryeqendrën tonë prej 12 deri më 16 mars organizohet faza ndërkontinentale e kampionatit IHF Trophy.
Gara do të zhvillohet për hendbollistët e grupmoshës U18 (Youth) dhe ata të grupmoshës U20 (Junior). Kombëtaret fituese do të kualifikohen në Kampionatin Botëror për grupmoshat përkatëse.
Te 18-vjeçarët garon edhe Kombëtarja e Kosovës.
Kombëtarja jonë është në Grupin B së bashku me Nigerinë dhe Kaledoninë e Re.
Në grupin A janë SHBA-ja, Nikaragua dhe Uzbekistani.
Te juniorët në Grupin A janë SHBA-ja, Bullgaria dhe Kaledonia e Ri. Ndërkohë Grupi B përbëhet nga Ruanda, Nikaragua dhe Uzbekistani.
Në IHF Trophy Intercontinental paraqiten kombëtaret fituese të garës kontinentale të IHF Trophy.
Synimi i Kombëtares sonë është triumfi dhe kualifikimi në Botëror, që do të ishte i treti për ekipet kombëtare të hendbollit.