As hija e derbit, Istogu fiton por nuk bindi me lojë

Hendboll

As hija e derbit, Istogu fiton por nuk bindi me lojë

Nga: K. Goca Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 20:27
Pamje nga ndeshja

Istogu, kampion në fuqi, i ka shkaktuar humbjen e parë (29:27) lideres së deri sotme Ferizajt, në takimin e javës së 10-të të Superligës së Kosovës.

Istogu dhe Ferizaj me lojën që treguan në fushë nuk bindën se janë në formë.

Vendaset shënuan fitore në një ndeshje shumë të dobët.

As hija e derbit nuk i gjante në sallën e sportit në Banjë të Istogut. 

Në përgjithësi ishte një lojë nën mesatare.

Në minutën e 19-të rezultati 7:7.

Në minutëne 23-të Ferizaj udhëhoqi me 8:11 dhe  për pak minuta u barazua 11:11.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultta 13:13.

Në minutën e 43-të rezultatin 21:19 në favor të Istogut.

Në minutën e 53-të Istogu shtoi epërsinë në 6 gola (27:21).

Në minutën e 56-të rezultati ngushtohet në 27:25.

Vendaset shënojnë fitore me rezultat 29:27. 

Astou Ndiyae i realizoi shtatë gola për Istogun. Sucacuexe Paulo Sebastiao i kishte gjashtë gola, ndërsa pesë i shënoi Lana Paviçeviq.

Salematou Camara i shënoi tetë gola për Ferizajn, ndërsa nga pesë i kishin Lorena Matarova e Elsa Kongjeli.

Istogu kryeson me 16 pikë duke lënë pas po me aq pikë edhe Ferizajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat