Hendbollisti i Prishtinës, Oltion Beshiri, po kalon formë të mirë dhe dëshmia më e mirë është që gjendet në krye të listës së shënuesve në Kampionatin e Kosovës.
Beshiri kryeson me 183 gola apo ka 21 më shumë se Erkan Abazxhiku i KH Vushtrrisë.
Deri me tash janë zhvilluar 19 ndeshje në kampionat.
Pesë shënuesit më të mirë
1. Oltin Beshiri (Prishtina) 183 gola
2. Erkan Abazxhiku (161) Vushtrria)
3. Amar Mujka (Trepça) 160
4. Festim Mustafa (Vjosa) 141
5. Olsi Mulaj (Besa Famgas) 137