Motrat shembull në lojë e në jetë private.
Aida dhe Kosovare Stagova, hendbolliste të spikatura.
Aida është pjesë e klubit të Ferizajt, fituese e Kupës dhe e Superkupës së Kosovës.
Kosovarja tash është lojtare e lirë dhe së shpejti do të përcaktohet se ku do të vazhdojë karrierën e saj.
E veçanta e motrave të dalluara në lojën e hendbollit është se për 17 vite fanella me numër 17-të ishte pronë e tyre në klubin me renome Kastrioti të Ferizajt.
Së pari Aida pastaj Kosovarja.
Për 17 vite numër 17 ishte pronë e motrave shembullore, Aidës dhe Kosovare, që ishin lokomotivë e Kastriotit për vite me radhë.
E veçanta tjetër, motrat përveç numrit 17-të luajnë në një pozicion, alo.
Luftarake në fushë, me një teknikë të përsosur dhe me një disiplinë të pashoq, shembull se si punohet, luftohet e arrihet suksese me klub.
Aida me Ferizaj pretendon t’i fitojë të gjitha trofetë në vitin 2025.
“Jam krenare që si motrat po japin kontribut në fushën e lojës.
Synimi im është të jap më të mirën për ekip.
Hendbolli është në zemrën time, jam krenare që me motrën time luajmë në një pozicion”, thotë Aida për gazetën kombëtare “Bota sot”.