Në fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët është xhiroja e tetë, kurse të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Prizreni (18:30) dhe Drita – Ulpiana (19:30).
Ndeshja mes Deçanit e Drenicës zhvillohet më vonë.
Prizreni ka dimëruar në vendin e parë me 11 pikë, dy më shumë se Drita. Deçani është i treti me tetë pikë kurse Vëllaznimi i katërti me shtatë. Pasojnë Istogu, Drenica e Ulpiana.
Te hendbollistet është xhiroja e dhjetë e Ligës së Parë.
Të shtunën është takimi Jusuf Gërvalla – KEK-u. Kjo ndeshje fillon në ora 14:00. Takimi Ulpiana – Vjosa zhvillohet të hënën nga ora 19:30.
Ndeshjet Trepça – Llapusha dhe Dukagjini – CLICK zhvillohen më vonë.
Ulpiana është e para me 16 pikë pas stinorit vjeshtor. Pason Dukagjini me 13 pikë, Vjosa me njëmbëdhjetë e CLICK me dhjetë. Më poshtë në renditje janë KEK-u, Prizreni, Trepça, Jusuf Gërvalla e Llapusha.