Shala në seminarin për RINCK Konventën

Hendboll

Shala në seminarin për RINCK Konventën

Më: 1 mars 2025 Në ora: 17:50
Faruk Shala

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Faruk Shala, po merr pjesë në seminarin për RINCK Konventën.

RINCK Konventa është program i Federatës Evropiane të Hendbollit për shkollimin e trajnerëve të hendbollit.

Seminari po mbahet në Vjenë të Austrisë, ndërsa pjesë e tij janë figura të njohura të hendbollit evropian.

Në seminar janë trajtuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e mëtejmë të hendbollit. Ka pasur edhe punë të organizuar në grupe.

Moduli i parë i shkollimit të trajnerëve kosovarë sipas RINCK Konventës ka përfunduar, ndërsa moduli i dytë do të organizohet në muajt e ardhshëm. Pjesëmarrja e Shalës në seminarin në Vjenë shkon në shërbim të kësaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat