Shpallet lista e Kosovës U-18

Hendboll

Shpallet lista e Kosovës U-18

Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:39
Lista

Kryetrajneri Fatmir Muhaxheri ka shpallur të martën listën e lojtarëve të Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll që do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental.

Muhaxheri është bazuar në grupin e lojtarëve që tashmë janë paraqitur në këtë grupmoshë dhe kanë triumfuar në IHF Trophy për Zonën Evropiane.

Kampionati IHF Trophy Intercontinental mbahet në Prishtinë prej 12 deri më 16 mars. Kombëtaret që triumfojnë në grupmoshën U18 dhe në grupmoshën U20 do të kualifikohen në Kampionatet Botërore përkatëse.

Ky edhe është synimi i Kombëtares sonë.

Kombëtarja U18 do të grumbullohet të dielën në Prishtinë, ku do të vazhdojë përgatitjet deri në fillimin e kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat