Ka nisur të mërkurën xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” janë takuar Besa Famgas e Vushtrria.
Fitore bindëse, me rezultat 44:25, shënoi skuadra pejane, Besa.
Jon Vokshi i shënoi 14 gola për Besa Famgasin. Efikas ishte edhe aloja tjetër, i riu Ilir Istrefaj, që ndeshjen e përfundoi me dhjetë gola.
Te Vushtrria më efikasi ishte Egzon Ademi me gjashtë gola. Katër i realizoi Muhamed Halili.
Besa është e dyta me 32 pikë. Vushtrria renditet e pesta me 14 pikë.
Ndeshjet tjera të xhiros së 21-të zhvillohen në fundjavë.