Kastrioti i Lirie Muhaxherit kërkon fitore ndaj Samadrexhës

Hendboll

Kastrioti i Lirie Muhaxherit kërkon fitore ndaj Samadrexhës

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2025 Në ora: 20:33
Lirie Muhaxheri

Kastrioti i Ferizajt është përgatitur maksimalisht për ballafaqimin me Samadrexhën, në kuadër të ndeshjes së javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Ky është derbi i skuadrave që synojnë katërshen e madhe.

Kastrioti synon fitore dhe ta lë prapa me pikë edhe më shumë Samadrexhjën.

Kryetrajnerja e Kastriotit Lirie Muhaxheri ka përgatitur ekipin në çdo aspekt dhe ka formulën që mund të mposhtin sërish Samadrexhën.

Duhet kujtuar se në vjeshtë Kastrioti i dha leksion Samadrexhës vendase duke e mundur me 44:40.

Ferizajaset janë të motivuara e të bindura se sërish mund ta kenë të njëjtin fat vashat e Samadrexhës.

Kastrioti aktualisht është në vend të katërt me 12 pikë e Samadrexha në të pestin me 10 sosh.

Shtatë herë kampioni i Kosovës ka qetësinë e Samadrexha presionin për faktin se kjo e fundit nuk është në objektivat e parapara në fillim të edicionit.

Ndeshja luhet nesër në orën 16.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat