Të dielën grumbullohen Kombëtarja A dhe Kombëtarja U18

Hendboll

Të dielën grumbullohen Kombëtarja A dhe Kombëtarja U18

Më: 8 mars 2025 Në ora: 16:06
Pamje nga një ndeshje

Të dielën (nesër) në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Në të njëjtën ditë grumbullohen edhe hendbollistët e Kosovës U18.

Të dy ekipet tona kombëtare kanë sfida shumë të rëndësishme para vetes.

Kombëtarja A e Kosovës luan dy ndeshje me Ukrainën, që u takojnë kualifikimeve për Euro 2026.

Ndeshja e parë është të enjten në Prishtinë, ndërsa të dielën e javës së ardhshme djemtë tanë luajnë në Lituani.

Me sukses në këto dy ndeshje, gjasat e Kombëtares për kualifikim në Evropian do të jenë shumë të mëdha.

Ndërkohë Kombëtarja U18 do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental që prej të mërkurës deri të dielën mbahet në Prishtinë. Me sukses në këtë ngjarje, përkatësisht me vend të parë, Kombëtarja jonë kualifikohet në Botëror.

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Ukrainën dhe për IHF Trophy Intercontinental, që mbledh në kryeqendrën tonë hendbollistë të rinj nga të gjitha pjesët e botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat