Fitore me meritë e Samadrexhës

Hendboll

Fitore me meritë e Samadrexhës

Nga: K.G. Më: 8 mars 2025 Në ora: 20:28
Samadrexha

Samadrexha ka shënuar fitore të merituar me rezultat 44:28 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti nuk e pati ditën e vet e këtë e shfrytëzoi Samadrexha.

Arlinda Maloku me 10 gola është më efikasja te Samadrexha, e ndihmuar nga Natalia Millatoviq me 9 sosh.

Në radhët e Kastriotit u shqua Nikelina Franca me 10 gola dhe Bintou Oulare me 8 sosh.

Kastrioti renditet në vend të pestë me 12 pikë sa ka edhe Samadrexha në të katërtin.

Në javën e ardhshme Kastrioti e pret Istogu e Samadrexha Prishtinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat