Rahoveci e Kastrioti nuk lejojnë befasi

Hendboll

Rahoveci e Kastrioti nuk lejojnë befasi

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:15
Rahoveci

Rahoveci e Kastrioti nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll, të zhvilluara të shtunën mbrëma.

Rahoveci luajti në shtëpi, ndërsa fitoi ndaj Llapit me rezultat 43:22.

Rahoveci i ka 20 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 40 pikë. Llapi është i gjashti me 9 pikë.

Adonit Isufi u shqua me efikasitet te rahovecasit, duke i shënuar nëntë gola. Tetë i kishte Egzon Vuqitërna.

Për llapjanët shtatë gola i shënoi Blerton Hasani e pesë Edi Lushaku.

Ndeshjen e rivalëve tradicionalë, Kastriotit e Trepçës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 44:29. Kastrioti është i treti me 30 pikë nga 20 ndeshje. Trepça mbetet me gjashtë pikë në vendin e fundit.

12 gola për Kastriotin i shënoi Lulzim Shabani, ndërsa shtatë i shtoi Festim Mustafa.

11 gola për mitrovicasit i shënoi Arbër Neziri. Gjashtë i kishte Ermir Smaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat