Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të shtunën mbrëma në Banjë, në kuadër të xhiros së 12-të, Istogu e mposhti Vushtrrinë me dhjetë gola dallim, 40:30.
Lana Paviçeviq e Nihad Limem i shënuan nga nëntë gola për istogaset. Gjashtë i kishte Suzana Ujkiq.
Te Vushtrria nga gjashtë gola i shënuan Burneta Rama, Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan.
Istogu është lider me 20 pikë nga 11 ndeshje.
Vushtrria renditet e gjashta me tetë pikë.