Fitorja e parë në Superligë për Terezën

Hendboll

Fitorja e parë në Superligë për Terezën

Më: 9 mars 2025 Në ora: 20:10
Pamje nga ndeshja

Tereza e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, Tereza e mposhti Besën e Pejës me rezultat 37:34.

Ndeshja ishte interesante dhe e hapur deri në aksionet e fundit. Por më mirë ndeshjen e mbyllën vendaset, për dy pikë të rëndësishme.

Në minutën e 59-të rezultati ishte 35:34. Eduarta Kurteshi e Florentina Preniqi shënuan në fund për 37:34.

Kaltrina Paci udhëhoqi Terezën me 13 gola. Shtatë i kishte Melike Ipçi e nga gjashtë Arjeta Imeraj e Eduarta Kurteshi.

Te Besa më efikasja ishte Edona Radoniqi me 10 gola. Tetë i kishte Qëndresa Berisha e pesë Valza Maxhuka.

Tereza mbetet e teta, përkatësisht e parafundit, por tani me tri pikë.

Besa është e shtata me tetë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat