Egzon Gjuka, hedbollist i kombëtares së Kosovës, është i gatshëm për sfidën e madhe të së enjtes (20.15) kundër Ukrainës, në ndeshjen e fazës së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Ukraina do të zbarkojë në Prishtinë, ku me 13 mars ndeshet me Dardanët.
Gjuka beson e shpreson në rezultat pozitiv.
“Ndeshja e së enjtes është më e madhja dhe në një mënyrë historike për ne.
Nëse fitojmë kemi gjasa të mira të shkojmë në Evropian. Na mbetet më pas si finale ndeshja e fundit ndaj Ishujve Faroe që po ashtu e kemi në shtëpi.
Qëllimin e kemi të qartë.
Do të japim maksimumin dhe i bëj ftesë publikut të na përkrahë të enjten. Na duhet përkrahja, së bashku të arrijmë fitore të madhe”, thotë Gjuka.