Alban Haziri shënon 10 gola, Rahoveci i pandalshëm

Hendboll

Alban Haziri shënon 10 gola, Rahoveci i pandalshëm

Më: 20 mars 2025 Në ora: 23:42
Rahoveci

Vetëm në pjesën e parë të ndeshjes Rahoveci – Besa Famgas kishte rivalitet. U zhvillua lojë e fortë dhe e barabartë në 30 minutat e parë.

Skuadra pejane u shkëput në dy gola, por në minutat e fundit “vreshtarët” u shkëputën në tri gola.

Ndërkohë pjesa e dytë e ndeshjes u dominua plotësisht nga Rahoveci që në fund fitoi 41:30. Ndeshja Rahoveci – Besa Famgas u zhvillua të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”.

Ishte derbi i xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Rahoveci ka 22 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 42 pikë.

Besa Famgas e pësoi humbjen e pestë. I ka edhe 17 fitore dhe renditet e dyta me 34 pikë.

Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me 10 gola. Nga tetë i shënuan Egzon Gjuka e Jon Muqolli.

Olsi Mulaj i shënoi nëntë gola për Besën e Pejës. Gjashtë i shënoi Amar Muqolli e pesë Vladimir Stankov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat