Gazeta franceze (1881) / Zbulimi i fjalorit të shifrave që shërbente për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimi i shqiptarëve të Epirit

Historia

Gazeta franceze (1881) / Zbulimi i fjalorit të shifrave që shërbente për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimi i shqiptarëve të Epirit

Nga: Aurenc Bebja Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:20
Abdyl Frashëri (1839 – 1892)

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqi.

Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir :

 “Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

 Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valit të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët. 

Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad.”

Image
Journal des débats politiques et littéraires
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat