Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si një Akademi mësimi për Princa,Mbretër ,Pushtetar dhe për secilin që dëshiron të njohë artin e tij të qeverisjes ,diplomacisë dhe atë ushtarak.
Dhe këtë nuk e them vetëm unë këtu ,këtë e kanë thënë edhe ata që lexuan,mësuan dhe përkthyen historinë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit ,sikur që është kjo e përkthyesit gjerman të saj Theodorum Funccium.
Duke ditur se vepra e Marin Barletit mbi jetën dhe veprën e heroit tonë Gjergj Kastrioti është përkthyer në shumë gjuhë botërore,përkthimi në gjuhën gjermane thuhet se ka qenë më i mirëprituri.Poashtu ajo është botuar disa herë në gjermanisht,këtu po ndaj një tekst të shkurtër nga përkthyesi Theodorum Funccium i cili në fakt e ka përkthyer historinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga gjuha latine në gjuhën gjermane në vitin 1606 dhe ai nënvizon kështu:
“...Kjo është arsyeja pse në këtë Histori(“Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”- shënimi im) ata që duan të marrin njohuri të luftës mund të përfitojnë aq sa do të përfitonin nga një “Academia rei militaris”, dhe të mësonin secili prej tyre...”[Gjon Keka]