Më 1877-1878 Perandoria Osmane pësoi humbje të njëpasnjëshme nga Rusia cariste. Për t’i shmangur pasojat fatale për ushtrinë e tyre dhe humbjes edhe të vetë Stambollit, osmanët pranuan që t’i dorëzojnë të gjitha territoret e administruara deri atëherë në Ballkan e më gjerë.
Kështu, me ndihmën e Rusisë përmes ideologjisë pansllaviste u pavarësuan shtetet kryesisht sllave si Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, por edhe Rumania e Greqia.
Të gjitha këto shtete (hiq Rumaninë) filluan zgjerimin tyre duke grabitur toka shqiptare me metodat më të vrazhda e shfarosëse kundër popullsisë autoktone shqiptare.
Osmanët iu bindën kushteve të Rusisë për Ballkanin si vijon:
T’u lejohet shteteve sllavo-ortodokse t’i grabisin tokat shqiptare duke vrarë dhe dëbuar shqiptarët.
Nga Serbia u hartua memorandumi për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll dhe që u nënshkrua pa kushte nga turqit.
Osmanët sipas urdhërave ruso-serbëve u obliguan ta shtypin çdo kryengritje dhe lëvizje shqiptare për liri dhe shtet shqiptar, gjë që e bënë me përpikmërinë më të madhe të mundshme duke prerë e vendosur koka shqiptarësh nga Prizreni e deri në Shkup.
Rusia cariste e ka nënshtruar 100% perandorinë osmane dhe që prej asaj kohe Rusia, Serbia dhe Turqia koordinohen dhe kanë strategji të përbashkët kundër shqiptarëve.
Historiani amerikan: Origjina e forcave paramilitare në kohërat moderne është Serbia.
Shteti serb i formoi këto forca represive me qëllimin e vetëm, t’i dëbojë shqiptarët nga trojet etnike.
Metodat e paramilitarëve dhe ushtrisë serbe kundër popullsisë autoktone shqiptare ishin:
– masakra skajshmërisht të tmerrshme
– brutalitet i paparë me prerje gjymtyrësh, prerje në qafë, nxjerrje të syve dhe organeve tjera të trupit
– dëbime masive të popullsisë
– ndalimin e gjuhës shqipe, imponim të sllavishtes dhe ndërrim të dhunshëm të identitetit kombëtar shqiptar – në boshnjak, musliman
– dhunime të grave dhe vajzave shqiptare
Dëbimi filloi nga Nishi e trojet tjera etnike dhe për një kohë të shkurtër arriti numrin fatal prej 400 mijë shqiptarësh.
Në këtë video nga televizioni gjermano-francez ARTE tregohet fati i shqiptarëve pas largimit të osmanëve nga Ballkani.
Aleanca ortodokse serbe, bullgare dhe greke i vërsulet shqiptarëve.
Historiani amerikan Mark Mazower pohon se pikërisht ndaj shqiptarëve u ushtrua spastrimi etnik dhe u bënë masakrat nga më të tmerrshmet që njeh njerëzimi.
Sipas tij, forcat paramilitare serbe masakronin popullsinë civile shqiptare duke e pasur gjithnjë lejen dhe mbështetjen nga regjimi serb.
Prej aty thotë ai se është edhe origjina e forcave paramilitare të mëvonshme dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me regjimet.
Këtë metodë serbët së pari dhe gjithmonë e kanë përdorur kundër shqiptarëve, më vonë kundër kroatëve dhe boshnjakëve.