Kombi serbë u formua në shekullin e 19-të, duke u bazuar në projektin dhe strategjinë ruse. Ky projekt pansllavistë e ka zanafillën në klubin polak në Paris. Klubi polak ishte mjaft aktiv në dekadën e fundit të shekullit të 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të. Në këtë klub ishin anëtarësuar mjaft student dhe tërinjë nga trevat e pushtuara osmane në Evropë.
Në këtë klub kishte mjaft gjermano verior, e sidomos nga Prusia të cilët, për shkak të Katarinës, gruas së Pjetrit të Rusisë, e kishin krijuar një simpati për Perandorinë Ruse. Projekti serbë “Nacertanja 1844”për një shtet dhe komb të ri serb, projektii përfshinte të gjithë ortodoksët e Ballkanit qendror, e nëveçanti shqiptarët ortodoks dhe vllahët e kësaj zone. Nacertanja e IliaGarashaninit, u vu në zbatim, në kohën e mbretit Aleksandër Karagjorgjeviqit,icili erdhi në pushtet gjatë viteve(1842-1858). Kjo dinasti kishte origjinë shqiptare!
Është me rëndësi që të dihet se, nga dinastia shqiptare e KaragjorgjePetroviqit, ishte edhe mbreti PetarKaragjorgjeviqi, i cili në Luftërat Ballkanike 1912, dhe Luftën e ParëBotërore, shqiptarët i vrau, i shpërnguli dhe i kolonizoj tokat shqiptare me sllav.
Po ashtu edhe mes dy luftërave botërore, mbreti i Serbisë Aleksandër Karagjorgjeviqi, me origjinë shqiptare,i shtypi shqiptarët ishpërnguli për Turqi,dhe i kolonizoj tokat shqiptare me sllav, nga rajoni dhe shtetet perëndimore!
Serbët kanë shkruar shumë libra të mbushura me gënjeshtra, e falsifikime dhe i kanëdërguar për ti mbushur bibliotekat e vendeve të ndryshme të botës.
Disa nga shqiptarët që fare nuk lexojnë, ju besojnë shkrimeve të autorëve serbë, disa nuk merren me falsifikimet e tyre, duke u treguar kinse të moderuar, ndërsa disa nga ne, që ende mundohemi ti lexojmë gënjeshtrat e tyre, befasohemi pse institucionet shqiptare heshtin, e nuk shkruajnë,i hulumtojnë gënjeshtrat dhe falsifikimet e serbëve.
Në këtë rast unë po e afroj një foto nga libri: “Pisma Serbskih Konzulaiz Prishtine 1889-1900”.
Kjo foto e realizuar në qytetin e Prizrenit tregon shumë!
Poshtë fotos është shkruar:
Gënjeshtra:
Në shekullin 18 nuk kishte fotografi, sepse fotografitë e para me aparat u realizuan në mesin e shekullit të 19-të.
Në shekullin e 18-të dhe në shekullin e 19-të, nuk kishte popullatë serbe në qytetin e Prizrenit.
Popullata e varoshit në qytetin e Prizrenit, gjatë shekullit të 18-të e 19-të ishte me origjinë vllahe dhe shqiptar ortodoks.
Vllahët e Prizrenit u serbizuan gjatë shekullit të 20-të.
Studiuesit serbë, që njihen pak më serioz, në përshkrimin e ngjarjeve në rajon gjatë shekullit të 19-të, për veshjen serbe kanë shkruar, se nuk kanë të dhëna burimore se si dukej ajo para shekullit të19-të.
Autorët serbë shkruajnë: Megjithatë deri nëshënimet e vitit 1826, nuk kishim të dhëna për veshjen e grave dhe tëqytetarëve tërëndomtë. Veshja e grave serbe prej vitit 1813, janë regjistruar, si dëshmi nga gjërat personale të Karagjorgjevi[it, për të cilat po bëjmë fjalë. Mes tjerash është gjetur njësënduk me veshje të grave. Ajo ishte gardëroba e gruas së Karagjorgjit, Jellenes dhe vajzës së saj, e cila ishte gruaja e Antonia Plakiqit, shkruajnë autorët serbë.
Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se Karagjorgje Petroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri i tijAntonije Plakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj–Plakiq.
Ekzistojnë mjaftë dëshmi, dhe argumente se shteti serb, u krijua në tokat ilire, sipas projekteve të shteteve më të fuqishme botërore, e veçmas sipas projekteve pansllaviste të Rusisë. Kombi serbë u krijua në shekullin e XIX, duke asimiluar të gjithë ortodokset shqiptar dhe vllah që jetonin në trevat veriore të Gadishullit Ilirik. Ky komb sikurse kombi grek u krijuan mbi themelet e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke përvetësuar objektet e kultit, veshjen, ushqimin dhe traditën popullore të popullit shqiptar.
Sa i përket veshjes dhe artit popullor, të trashëguar me mijëra vite te popullata shqiptare, ende i gjejmë objektet e kultit nga lashtësia, si simbole të gdhendura në dru, gurë dhe materiale tjera, që sot te shqiptarët, hasen në arkitekturën popullore, në varreza, orendi e sidomos kostumet tradicionale kombëtare në rajone të ndryshme të Ilirikut.
Te kostumet e femrave shqiptare, më shekuj janë ruajtur simbole pagane, të qëndisura dhe ornamente tjera gjeometrike, astrale,dhe simbole me domethënie mitike, që nga Xhubleta dhe veshjet e grave të rajoneve të ndryshme, të cilat dallojnë mes veti, varësisht nga rajoni me kushte të veçanta ekonomike e klimatike.
Siç shihet veshja e grave serbe, nuk ka traditë të lashtë, dhe ajo nuk njihej deri në shekullin e XIX, kur u krijua kombi serbë.
Kombi serbë u formua, duke e asimiluar popullatën ortodokse shqiptare e vllahe, dhe duke e përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, andaj sa i përket veshjes popullore serbe, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar se si dukej ajo para shekullit 19.
Shqiptarë, hulumtoni, lexoni e shkrimeve serbe mos ju besoni!