Historiani Jahja Drançolli ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotodokument të rrall që i përket viteve 1912-1913.
Në fotografi tregohet Gjeografi dhe antropologu Jovan Cvijiq me bashkëpunëtorët e Shoqatës së Gjeografëve serbë të shoqëruar nga forcat e armatosura, të cilët kishin vizituar edhe zonën e Rugovës, Plavës dhe Gucisë.
Drançolli tregon se këto vizita u shoqëruan me spastrim etnik dhe vrasje masive të shqiptarëve në atë kohë.
Postimi i plotë:
Fotodokument i rrallë i viteve 1912/13: Gjeografi dhe antropologu Jovan Cvijiq me bashkëpunëtorët e Shoqatës së Gjeografëve Serbë të shoqëruar nga forcat e armatosura kishin vizituar edhe zonën e Rugovës, Plavës dhe Gucisë (shih fotodokumentin).
Vizita të tilla u shoqëruan edhe me spastrim etnik, vrasje masive (sipas dokumenteve rreth 25.000 viktima vetëm në vitet 1912-1914), si dhe aktivitete të forta diplomatike në qendra të njohura europiane gjatë Luftërave Ballkanike dhe Konferencës së Paqes në Londër.
Objektivi ishte i qartë, përvetësimi i territoreve stërgjyshore shqiptare!