TV Albanian America (MI) me drejtorin Gani Vila në studio dhe Teuta Y.Elshani (Atlanta), hedh dritë për masakrën serbe në Paklek të Vjetër të Drenicës(1999),ku u masakruan 53 qytetarë të pafajshëm si dhe shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani me tërë familjen e tij.
Në këtë masakër për fat pati shpëtuar vajza e shkrimtarit Teuta Y.Elshani,që ndodhej në kohën e studimeve në Universitetin e Prishtinës,tashti e vetmja në familjen Elshani në Drenicë.
TV Albanian America(MI)kishte për herë të parë orën e historisë së masakrës në shkallë të gjenocidit në Paklek të Vjetër të Drenicës,që me vete kishte dhimbje e lot,kur e kur Gani Vila e kishte të vështirë të mbajë në rrafshin e bisedës për masakrën dhe skenarët e gjenocidit, ku regjimet e Serbisë për një shekull i kanë bërë ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës...!
Në emër të nismës:Shtëpia Muze e Shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani në Karraticë të Poshtme të Drenicë,falenderojmë TV Albanian America(MI) për bisedën në shpalimet e masakrës së përgjakur e të djegur në Paklek të Vjetër të Drenicës dhe për herë të parë rrëfimet e dhimbshme të Teuta Y.Elshani,vajza e shkrimtarit dhe e vetmja në familjen Elshani!
Çikago,më 17 shkurt 2022